Jo vetëm në futboll, edhe NBA do ti ul pagat lojtarëve me 25%

Në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA) do të bëhet një ulje e pagave me 25 për qind për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë në faqen e internetit të NBA-së thuhet se menaxhimi i Ligës dhe Unioni Kombëtar i Lojtarëve të Bashketbollit (NBPA) kanë arritur një dakordim lidhur me çështjen e uljes së pagave.

Ulja e pagave me 25 për qind për basketbollistët do të fillojë nga 15 maji.


Shtuar 18.04.2020 12:16