Aksident në Tiranë, plagoset 30 vjeçari

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 30 vjeçar.

Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në Kamëz, në rrugën “Donald Trump”, ku është përplasur mjeti me drejtues shtetasin B.K., rreth 30 vjeç, me mjetin me drejtues shtetasin F.M., rreth 25 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B.K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes


Shtuar 17.04.2020 17:46