Garat e Formula 1 do të vazhdojnë të jenë të pezulluara.
‘BBC’ raporton se gara e Spielberg, e planifikuar të zhvillohej më 5 korrik, mund të jetë gara hapëse e sezonit.
Raportimet e fundit bëjnë me dije që 2 garat e tjera të Kampionatit Botëror mund të zhvillohen pa tifozë.
Mbetet të shihet nëse gara e Austrisë do të konfirmohen si hapëse për F1.