Zidane më në fund ka një ‘Plan B”

Real Madridin në ditët e ardhshme e presin tre ndeshje të vështira, të cilat do të jenë me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve dhe dy El Clasico, derisa Zinedine Zidane do të bëjë rotacione dhe këtë e dëshmoi edhe ndaj Eibarit të shtunën.

Plani B i trajnerit o ka dhënë atij shumë telashe deri më tani këtë sezon, deri në atë pikë sa francezi vendosi të ndalojë së bëri ndryshime në ekipin e tij dhe në vend të kësaj të vendosë të gjithë besimin e tij te XI-ja e tij e zakonshme.

Por, Zidane duket se ka përsëri një plan B. Të shtunën, ai vendosi besimin e tij te Marcelo, Isco, Eder Militao dhe Marco Asensio që nga fillimi, dhe ata e kthyen atë besim. Disa prej tyre, në mënyrë tronditëse, madje kanë bërë një performancë që do t’i bëjë ata të garojnë për një vend startues kundër Liverpoolit të martën.

Marcelo ishte përsëri në formacion pas 53 ditësh mungesë, dhe performanca e tij ishte ndoshta më e shquara. Ai nuk kishte luajtur mirë kur iu dha një shans këtë sezon, por ai shkëlqeu të shtunën dhe luajti në një pozicion më të përparuar.

Asensio ishte një tjetër lojtar që bëri shumë mirë. Pas disa javësh qëndrimi në stol, ai u fut përsëri nga jashtë dhe madje shënoi gol, gjë që Real Madrid ka dashur që ai të bëjë më rregullisht gjatë gjithë sezonit.

Isco, gjithashtu, luajti shumë mirë që nga fillimi. Ai i dha ekipit diçka që nuk e kishin pasur më parë, dhe ai u lidh bukur si me Casemiron ashtu edhe me Luka Modricin.

Militao ishte risia e katërt në ekip dhe ai shuajti disa nga shqetësimet pas tij, duke dhënë një paraqitje të qetë dhe të sigurt, duke ndihmuar Los Blancos në një hap të pastër.


Shtuar 4.04.2021 21:02