Tronditet Gjirokastra! Nuk ishte hera e parë, 53-vjeçari abuzon me 16-vjeçaren

Një 53 vjeçar është arrestuar në Libohovë të Gjirokastrës ku një 53-vjeçar dyshohet të ketë abuzuar me një minorene 16 vjeçe.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se vajza gjendet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dyshohet se i arrestuari ka abuzuar disa herë me vajzën duke përdorur dhunën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. /albeu.com/


Shtuar 4.11.2021 09:01