Ndryshime në qeveri, emërohet zv/ministrja e re e Arsimit

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është vendosur që Albana Tole të emërohet zv.ministre e Arsimit dhe Sportit.

Tole zëvendëson Oltion Rrumbullakun, i cili është liruar nga detyra

EMËRIM NË DETYRË;

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Znj. Albana Tole emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./albeu.com


Shtuar 3.11.2021 16:58