Janë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i ish-policit në Laç, Xhelal Reçi. Burimet bëjnë me dije se Reçi mund të jetë ekzekutuar nga anëtarë të një bande në Fier, vend ku dhe rezultoi e vjedhur makina me të cilën u krye atentati.
Mësohet se kur kanë kaluar dy ditë nga krimi që tronditur Laçin, persona me precedent kriminalë që jetojnë në Fier janë shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen në fjalë.
Gjithashtu mësohet se në polici është shoqëruar edhe djali Ii viktimës, Besnik Reçi, pasi telashet e këtij të fundit janë pista kryesore që grupi hetimor ka mbi tavolinë.
Besnik Reçi dyshohet të jetë i përfshirë në disa ngjarje kriminale të ndodhura në Fier, Durrës dhe Lezhë, për të cilat është shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia. Gjithsesi ai nuk është arrestuar asnjëherë zyrtarisht për asnjë vepër penale. /albeu.com/