Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, ka pësuar një incident teksa u ngjit në skenën e Muzeut të Artit Modern, të hënën. FKim Kardashian iu desh që të kërkonte ndihmë pasi zinxhiri i fustanit të saj “shpërtheu”.
Ajo kishte zgjedhur për të veshur një fustan lëkure të ngushtë që i rrinte ngjit pas trupit. Por pas prishjes së zinxhirit u deshën disa njerëz që ta ndihmonin, sepse pothuajse të pasmet i dolën sheshit.
Nga fotot e publikuara në rrjet, shihet se Kim kishte veshur të brendshme të linjës së saj “Skims”, të cilat e mbrojtën nga ekspozimi i tepërt i lëkurës.
Ylli televiziv ishte ulur pranë stilistes së saj, Kim Jones, e cila reagoi menjëherë dhe nxitoi të mbërthejë zinxhirin sërish.
“Dua të falënderoj Kim Jones, sepse sapo pata një incident të vogël me fustanin. Shyqyr Zotit kisha veshur ‘Skims’ poshtë, sepse do të kisha dhënë një shfaqje më vete sonte”, tha femra më seksi.