Si e fsheh politika mafian shqiptare? Roberto Saviani rrëfen detaje

Roberto Saviono është një figurë e njohur në Itali për shkak se ka nxjerrë nëpërmjet investigimeve një pjesë të aktivitetive kriminale dhe ekonomike të mafias napoletane Camorra.

Prej 12 vitesh ai jeton 24 orë nën mbrojtjen e truprojave në banesa anonime e një nga librat e tij Gomorra me mbi 10 milionë kopje të shitura e i përkthyer në 52 gjuhë, është shpallur best seller internacional.

Ai ka folur në një konferencë online edhe për mafian në Shqipëri.

Ju e njihni mirë realitetin shqiptar. Çfarë mendoni për kriminalitetin në vend, lidhjet me politikën, riciklimin e parave të pista, korrupsionin, e investimet e mafias italiane në Shqipëri?

Roberto Saviano: Shqipëria është një vend plot mafia. E gjithë politika e mohon dhe ajo më e hapura apo brilante siç ajo aktuale. Mohojnë ekzistencën e mafieve e të dhënat janë të vështira për t’i kuptuar.

Mafia shqiptare është e fuqishme në Itali, në Gjermani, në Francë, në Skandinavi, në Neë York. Mafie të fuqishme shqiptare janë; Mafia në Tiranë, në Prishtinë, në Mal të Zi e Mafia shqiptare në Maqedoni. Dhe në Greqi mafia shqiptare është e rëndësishme dhe e qëndrueshme. Këto mafie janë shumë të dhunshme. Menaxhojnë monopolin e marijuanës. Tani është më ndryshe por kujtoj Lazaratin parajsën tokësore të prodhimit e të trafikut të marijuanës.

Politika shqiptare nuk bën dot pa marrëdhënien me mafian. Sa herë që unë flas del dikush në Shqipëri që thotë, “ne jemi kaq pak, jemi kaq vend i vogël, njihemi të gjithë me njërit-tjetrin, nuk besoj se është e vërtetë”. Por në të vërtëtë në Shqipëri bandat kriminale bëjnë punën e tyre. Problemi i vërtetë në Shqipëri është politika. Çdo tender, cdo mundësi qoftë e vetme fitimi i nënshtrohet tutelës së familjeve të politikës, të interesave, miqve, pra e ngjashme si dhe në Itali. Me shumë mundësi , mendoj se problemi i politikës shqiptare është më kompleks se ai i mafias.

Mafia shqiptare e mafia italiane janë sot një gjë e vetme, me një detaj të rëndësishëm sot Cosa Nostra amerikane, pra jo ajo italiane, por Cosa Nostra amerikane që bashkon të gjithë kalabrezët, napoletanë, puliezë, pranon në radhët e saj shqiptarë. Pra sot një shqiptar mund të jetë pjesë e Cosa Nostras amerikane. E kjo është një gjë e rrallë.


Shtuar 15.04.2020 12:44