Barcelona u përpoq të duronte sa më gjatë me Koeman në detyrë, por humbja e fundit kundër Vallecanos i vendosi “kapakun”. Holandezi nuk e kishte besimin e plotë të bordit që nga fillimi i verës, por situtata financiare e klubit e ndërpreu largimin e tij.
Tani disa muaj më vonë, duke para rezultatet negative të njëpasnjëshme nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse ta shkarkojnë atë nga posti, por klubi e di se kjo do të kushtëzojë planifikimin për merkaton e dimrit, shkruan Albeu.com.
Zgjidhja e Ronald Koeman është një tjetër nga “perlat” që ata kanë trashëguar nga bordi i mëparshëm drejtues dhe që do t’i kushtojë arkës së Barcelonës rreth 12 milion euro. Kjo do të “hajë” një pjesë të mirë të buxhetit të destinuar për nënshkrimet, kështu që planet prishen.
Ndërkohë klubi po vijon negociatat për finalizimin e një marrëveshje me Xavi Hernandez, i cili do të ketë fjalën e fundit përsa i përket transferimeve. /albeu.com