Organizonte lojra fati në lokal, arrestohet 55-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 55-vjeçar pasi kishte kthyer lokalin në vend për organizimin e lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa chipsa, 1 pajisje elektronike dhe 1 aparat celular në të cilët organizonte llotari të palejuara.

“Në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, në lagjen “15 Tetori”, Fier, në lokalin e shtetasit A. A., u gjetën dhe u sekuestruan disa chipsa, 1 pajisje elektronike dhe 1 aparat celular në të cilët organizonte llotari të palejuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 53 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 09:47