Zv/kryeministri Arben Ahmetaj, e ka cilësuar buxhetin e vitit 2022 si më të mëdhin në historinë e Shqipërisë duke thënë se është i fokusuar tërësisht te qytetari dhe shërbimet ndaj tij.
“Buxheti I vitit 2022 është buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë dhe do ta quaja pa asnjë lloj dyshimi është buxheti i digjitalizmit, shërbimeve ndaj qytetarëve dhe infrastrukturës gjigante. Pra është buxheti që fokusohet te qytetari, te shërbimet e qytetarit, te infrastrukturës për qytetarët dhe sipërmarrjet”, ka thëë Ahmetaj./albeu.com