Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një takim ambasadorin e sapoemëruar të Serbisë në Shqipëri.
Xhaçka është shprehur se vendet duhet të bashkëpunojnë ende për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.
Sipas saj, marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe njohja e Kosovës, do të ndihmonin në një paqe të qëndrueshme në Ballkan.
“Mirëprita sot ambasadorin e sapoemëruar të Serbisë në Shqipëri, Aleksandër Vukčević. Shqipëria dhe Serbia kanë bërë një progres mjaft të rëndësishëm duke lënë pas një të shkuar të vështirë. Ne akoma kemi punë për të bërë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe njohja e reciproke mes Kosovës dhe Serbisë janë kyçe në ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Xhaçka./albeu.com/