Ish-kunata, si është sot marrëdhënia e Bora Zemanit me Jonida Maliqin (FOTO LAJM)

Rreth një vitë më parë, për disa muaj, dy bukuroshet e ekranit shqiptarë ishin kunata. Po flasim për moderatoren Bora Zemani dhe këngëtaren Jonida Maliqi. Vajzat ishin të lidhura me vëllëzërit binjak, Romeo dhe Dondald Veshaj.

Bora me Donaldin dhe Jonida me Romeon, çiftet shiheshin shpesh herë bashkë dhe madje dukej se shkonin mjaft mirë duke zënë jo rrallë titujt kryesorë në mediat rozë. Por Jonida Maliqi i dha fund lidhjes së saj me Romeon, për mos tu kthyer më dhe momentalisht aktori po hsijon romancën me Aleksia Peleshin, vajzën e ministrit Niko Peleshi.

Ndërko historia e Bora Zemanit dhe Donaldit është aktualisht shumë virale në rrjet që pas hyrjes së Borës në Big Brother dhe skenës romantike të krijuar aty. Gjithsesi ata ishin të ndarë në momentin kur u takuan dhe të dy janë shprehur se janë të turbullut dhe nuk e dinë se si do të jetë ecuaria e tyre në çift.

Por si shkojnë sot dy ish-kunatat?

Këtë e tregojnë komentet që të dya i lenë njëra tjetrës në rrjetet sociale dhe Jonida i ka komentuar Borës pikërisht në foton e hyrjes në Big Brother.

Disa emoji zjarri një zemër dhe një shenjë përkrahje, ishte komenti i Jonidës i cili ka marrë plot 600 like nga ndjekësit.

Duket se historia me Romeon dhe Donaldin nuk ka ndikuar aspak te marrëdhënia e vajzave bukuroshe të ekranit shqiptar./albeu.com/


Shtuar 27.10.2021 11:26