Debat në Komisionin e Ekonomisë për “Bashkëqeverisjen”, Tabaku: Nuk jeni të aftë përcaktoni efektet financiare

Mbledhja e sotme në Komisionin e Ekonomisë është shoqëruar me debat mes mazhorancës dhe opozitës ndërsa po diskutohet për “Agjencinë për dialog dhe bashkëqeversje”.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është shprehur se kjo agjenci do të shtonte burokracinë. Ajo gjithashtu tha se një nga shqetësimet e saj është buxheti dhe efektet financiare që shkakton ky projektligj.

Diskutimi:

Shalsi: Do doja të bënim gati një propozim nga komisioni. Unë shpesh ndodhem mbi një trysni këtu ku njëri flet gjatë e tjeri më pak. Do të doja të bëja disa balanca mbi kohën e pyetjeve dhe diskutimeve. Unë do bëj gati një draft dhe inkurajoj që ta mbajmë këtë linjë.

Tabaku: Ska asgjë të keqe sepse kështu e keni vizionin e luftës ndaj korrupsionit. Ministri i Drejtësisë s’duhet të ishte koordinator korrupsioni. Krijimi i kësaj agjencie nuk është një mjet shtesë por e shton burokracinë, këtu ka një sërë. Shqetësimi që dua të ngre mbi buxhetin. Nëse s’jeni të aftë të përcaktoni efektet financiare e tërheqim silleni më vonë miratohet buxheti dhe do ketë fonde aty. Detyrimi ligjor është që çdo projektligj duhet të vijë me efektet financiare, këtë detyrim ky projektligj se plotëson.

Përfaqësuesi i ministrisë: Sa i përket efekteve financiare në projektligj është shkruar se këto efekte nuk mund të caktohen tani. Këto efekte s’mund të përcaktohen tani, por ne kemi 2 rezerva në projektbuxhetin e 2022, nëse do lindë nevoja për të pasur shtesë në organikë, për agjencinë. Ne i kemi marrë masat. Ka 2 rezerva, fondi i këshillit të ministrave dhe numri rezervë i numrit të punonjësve, që do shërbejë për këtë qëllim. Është e papërcaktueshme si do jetë efekti shtesë./albeu.com

 

 

Tabaku: Smund të krijojmë një agjenci dhe të presim të bëhen aktet ligjore për të përcaktuar efektet. Të përdorim fondin rezervë për të krijuar agjenci dhe për të paguar punonjës më duket jashtë çdo diskutimi.

 

Politikë

Të ngjashme

 


Shtuar 27.10.2021 11:25