Ikja e dritave gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, OSHEE sqaron çfarë ndodhi

Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ikën dritat ndërsa po diskutohej për marrjen e një huaje nga OSHEE-ja.

OSHEE, përmes një njoftimi zyrtar ka sqaruar se për shkak të zhvillimit të harku të madh elektrik që shkaktoi zjarr në kabinë.

Si pasojë e stakimit të linjës L12, mbeti pa energji elektrike Kuvendi i Shqipërisë për 6 minuta i cili gjatë kësaj kohe nuk mundi të fuste në operim gjeneratorin, për shkak të një anomalie mekanike në ndezje.

Sakaq, OSSH operoi me rrjetin e saj dhe riktheu në normalitet furnizimin me energji elektrike.

Njoftimi:

Pershendetje/ Po ju nis njoftimin zyrtar ne lidhje me Kuvendin/

Si pasojë e një zjarri në kabinën private të kullave binjake, subjekti privat ka njoftuar OSSH lidhur me këtë problematikë.

Shkak i rënies së zjarrit është “zhvillimi i një harku të madh elektrik, pasi mungonte izolacioni i pajisjeve të këtij subjekti, që ka detyrim ligjor për të kryer mirëmbajten e kabinës që posedon si asset”.

Në bazë të protokolleve të sigurisë për impiantet, u procedua për stakim të menjëhershëm të linjës L12, për të penguar thellimin e avarisë në kabinë, që të mos përbënte rrezik për jetën e personelit, të komunitetit dhe të vetë impianteve.

Si pasojë e stakimit të linjës L12, mbeti pa energji elektrike Kuvendi i Shqipërisë (10:57 – 11:03), i cili gjatë kësaj kohe nuk mundi të fuste në operim gjeneratorin, për shkak të një anomalie mekanike në ndezje.

Sakaq, OSSH operoi me rrjetin e saj dhe riktheu në normalitet furnizimin me energji elektrike./albeu.com


Shtuar 26.10.2021 12:54