Grip sezonal? Manastirliu jep lajmin e mirë: Javën tjetër do të mbërrijnë rreth 200 mijë vaksina

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin se ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal dhe sipas saj, javën e ardhshme pritet të mbërrijnë në vendin tonë 200 mijë vaksina.

Manastirliu ishte mëngjesin e sotëm në Qendrën Shëndetësore nr.10 të kryeqytetit. Ministrja ka inspektuar nga afër nisjen e procesit të vaksinimit për gripin.

Manastirliu bëri me dije se kanë mbërritur 35 mijë vaksina për virusin e gripit dhe javën tjetër do të mbërrijnë 200 mijë. Ministrja ftoi qytetarët e rriskuar të vaksinohen, jo vetëm për gripin, por edhe për Covid.

“Kanë mbërritur 35 mijë vaksina të gripit në raundin e parë. Kemi filluar në disa qendra shëndetësore paralelisht. Presim që javën tjetër të mbërrijnë javën tjetër rreth 200 mijë vaksina kundër gripit që  do të shpërndahen në të gjitha qendrat tona shëndetësore.

Të gjitha vaksinat që janë në Shqipëria, janë të certifikuara. Ftojmë të gjithë qytetarët edhe njëherë, por edhe prindërit të vijojnë dhe të vazhdojmë këtë proces të vaksinimit. Në vende europiane ka filluar një rritje e numrit të infektimeve që do të thotë se ka nevojë të rritet ndërgjegjësimi,” u shpreh ajo./albeu.com/