Lajme të mira vijnë nga Italia pas shumë ditësh agonie për shkak të COVID-19.
Italia ka regjistruar brenda 24 orëve 570 viktima me koronavirus dhe 3951 raste pozitive më shumë se një ditë më parë.
Numri i viktimave ka arritur sot në 18849, ndërsa të infektuar 147 577 persona.
Pacientët e shëruar janë gjithsej 30 455 e 1985 të shëruar më shumë në 24 orët e fundit.
Përmirësim vazhdon të ketë situata në repartet e terapisë intensive e në ato të reanimacionit. Janë 108 pacientë të shtruar në këto reparte duke ulur numrin e tyre në 3497.