Kritikat për masat drastike, përgjigjet Rama: As që bëhet fjalë për tërheqje!

“Nuk kemi rrugë tjetër për t’u hapur pa rrezikuar të humbim gjithçka!”

Kryeministri Rama u kthen përgjigje organizatave të shoqërisë civile të cilat i kërkuan Kuvendit t’i rrëzojë amendamentet për ndryshimin e kodit Penal.

Rama shkruan në Twitter se nëse kanë propozime konkrete për përmirësime bujrum pa humbur kohë

Rama: Shoqatat s’duan asgjë në Kodin Penal për mbrojtjen nga epidemia?! Po daljen e njerëzve nga shtëpia e duan?! Po rivënien në lëvizje të ekonomisë e duan?!

Po rrezikun e infeksionit kur hapemi e kanë menduar?! E pra, nuk kemi rrugë tjetër për t’u hapur pa rrezikuar të humbim gjithçka!

Kështu që nëse kanë propozime konkrete për përmirësime bujrum pa humbur kohë, sepse s’mund të jemi i vetmi vend në planet që s’ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin nga kërcënimi i jetës, në kushtet e epidemisë! Përmirësime po, tërheqje as që bëhet fjalë fare.


Shtuar 10.04.2020 16:08