Kushi: Vitin e ardhshëm rrisim pagat e mësueve me 6%

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, pas mbledhjes së qeverisë tha se pagat e mësueve do të rriten vitin e ardhshëm me 6% me miratimin e buxhetit 2022.

Kushi u shpreh se, jo vetëm pagat e mësueve do të rriten, por edhte për punonjësit psiko-socialë në shkolla.

“Rriten pagat e mësuesve vitin e ardhshëm me 6%. Për herë të parë në këto vitet e fundit, pagat nuk po rriten vetëm për mësuesit, por edhe për punonjësit psiko-socialë në shkolla. Lajme të mira me këtë buxhet vijnë edhe për arsimin e lartë. Një nga objektivat dhe prioritetet tona për arsimin e lartë është ndërkombëtarizimi i universiteteve, me qëllim rritjen e cilësisë në arsimin e lartë”, tha Kushi./albeu.com

 


Shtuar 22.10.2021 17:35