Mohamed Salah u vu ballë për ballë me statujën e tij të dyllit në muzeun Madame Tussauds në Londër, para se muzeu të hapet për publikun ditën e premte.
Sulmuesi i Liverpool dhe Egjiptit u habit me ngjashmërinë që kishte statuja, duke thënë: “Është njësoj sikur të shihem në pasqyrë”.
Statuja është e veshur me një kostum ngjyrë krem, që e ka veshur kur u fotografua për kopertinën e revistës GQ në Lindjen e Mesme, ndërkohë që dy gishtat tregues i ka të ngritura lart, siç bën gjithmonë kur shënon gol.
Përveç statujës së yllit të Premier League, në këtë muze do të jenë edhe statujat e David dhe Victoria Beckham, Dwayne Johnson, Helen Mirren, Brad Pitt dhe Priyanka Chopra Jonas. /albeu.com/