Lajm i keq për shqiptarët që morën vaksinën kineze: Mund të mos udhëtoni dot!

Pas problemeve me mos furnizimit me vaksina, një tjetër problem i pret shtetet në unionin europian. Për shkak se lëvizja e lirë do të kufizohet nga vaksinimi, shumë shtete dhe shtetas ndër to edhe Shqipëria pritet të penalizohet.

Plani i BE-së për të rikthyer udhëtimet përmes “pasaportës shëndetësore” do t’i vendosë shtetet përpara dilemës për të pranuar vaksinat kineze e ruse, ndërkohë që vendi jonë po vaksinon në masë shtetasit.

Sipas Unionit, çdo vend europian mund të lejojë që qytetarët të udhëtojnë pa tampon apo karantinim vetëm nëse paraqesin certifikatat e vaksinimit.

Por me një kusht: Këto të fundit duhet të jenë të aprovuara nga rregullatori europian i barnave (EMA). Ndryshe, zëre se nuk je vaksinuar.

Kjo nënkupton se ata që injektojnë “Sputnik V” ose “SinoVac”-un kinez (coronavac) nuk do të lejohen të udhëtojnë lirshëm, pavarësisht se disa vende në gjirin e BE-së i kanë përqafuar tashmë. /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 3.04.2021 13:48