A do t’i ftojë në dasmë Bleron dhe Afronën? Përgjigjet Teuta Krasniqi (FOTO LAJM)

Ish-bashkëshortja e Bleros dhe partnerja aktuale e tij, Teuta Krasniqi dhe Afrona Dika, gëzojnë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën. Edhe pse iu është dashur të njihen në rrethana jo shumë të zakonshme, ato kanë respekt për njëra-tjetrën e këtë e kanë dëshmuar disa herë.

Madje për festat e fundvitit Teuta i ka bërë Afronës një dhuratë me rastin dhe ky veprim i saj i ka habitur jo pak fansat. Aktorja e njohur i ka dhuruar partneres së Bleros një krem nga kompania e saj dhe bashkëshortit aktual, Adonisit. Këtë gjë e ka zbuluar vetë Afrona, e cila e ka falenderuar publikisht Teutën për dhuratën.

Së fundmi, Krasniqi ka qenë e ftuar në emisionin “Express Rozë”, ku ka treguar se po planifikon të zhvillojë një dasmë pas dhjetë viteve me Adonis Morinën.

Ndër të tjera ajo është është pyetur nëse do të ketë një ftesë për ish-partnerin e saj, Bleron.

“Ma kanë bërë shumë këtë pyetje për ftesën në dasmën e tyre. Pavarësisht se ne gezojmë raporte shumë të mira, sikur unë me Afronën që kam një mendim shumë të mirë për atë vajzë por janë disa evente disa ngjarje ku tregohet ku e ke vendin ku se ke vendin”, ka thënë Teuta dhe me këtë ka nënkuptuar se Blero nuk do e marrë ftesën për dasmën e saj.

Shtuar 3.04.2021 01:04