Vazhdon rekordi i zi në Spanjë, sa shkoi sot numri i viktimave

Numri i viktimave nga koronavirusi është rritur sërish në Spanjë. Autoritetet spanjolle raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 743 viktima, shifër kjo në rritje me 100 persona, krahasuar me shifrën e djeshme, ku u regjistruan 637 viktima.

Me të dhënat e sotme, Spanja shënon sërish bilanc tragjik në rritje nga virusi vdekjeprurës, duke e çuar në 13 798 numrin total të viktimave.

Me një fije shpresë, pasi katër ditët e fundit ishin shifra në zbritje, një tjetër goditje vjen për Spanjën, vendi i dytë pas Italisë me numrin më të lartë të vdekjeve në botë.

Më shumë se 140.500 njerëz kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Spanjë, duke u bërë e dyta në botë pas SHBA.


Shtuar 7.04.2020 11:06