“Bebin do ta quash Covid?”, çfarë nuk pritet nga Kastro Zizo (VIDEO)

Ditën e sotme, në një lidhje ‘skype’ për emisionin “Rreze Dielli” ishte këngëtari Kastro Zizo. Kastro do të bëhet sërish baba dhe teksa fliste për albumin e ri “Karantinë”, foli pak edhe për emrin e bebes.

I pyetur nga gazetarja Suada Daci nëse do të jetë një emër i përafërt me Koronavirus apo Covid-19, ashtu si shumë njerëz të gjithë botën po e bëjnë trend vendosjen e emrit të fëmijës së tyre, Kastro me shaka shprehet se është diçka e përafërt.

Mos më thuaj që bebin do ta quash Covid?

“Më vjen keq që ma zbulove surprizën, por me pak modifikim, kova. Po cjanë këto. Të gjitha ata që do lindin t ‘ua vëmë turbekuloz apo SIDA”, shprehet me shaka këngëtari.

Ai shton se emri i bebit është mirëmenduar nga ai dhe nëna e fëmijës dhe zbulon se do jetë një emër me peshë.


Shtuar 7.04.2020 11:16