Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, ku dy persona dyshohet janë plagosur.
Sipas informacioneve, personi në fjalë është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e parë shëndetësore, pas plagosjes së tij në këmbë.
Ndërsa për personin tjetër ende nuk ka të dhëna.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Ne sallen operative te DVP Tirane ka ardhur nje telefonate per te shtena me arme te ish parku i autobuzave. Shebimet e policise kane shkuar menjehere ne vendngjarje ku dyshohet per nje person te plagosur ne kembe ne rrethana ende te paqarta. Sherbimet e policise po krehin zones, dhe kane ngritur pika kontrolli per kapjen e autorit”, njofton policia./albeu.com