Biznesmeni në Elbasan rezulton pozitiv me koronavirus

Një rast i ri me COVID-19 ka rezultuar në qytetin e Elbasanit.

Një biznesmen në Elbasan është ka rezultuar pozitiv ndaj sëmundjes së koronavirusit duke e çuar në 11 numrin total të të infektuarve në këtë qytet.

Pronari i lokalit në lagjen “5 maji” e kishte mbyllur prej kohësh lokalin, prandaj është e paqartë se si u infektua.

Pasi testi i tij rezultoi pozitiv, u bënë analizat e familjarëve të tij, përgjigjet e të cilave ende nuk dihet.

Nuk ka një konfirmim zyrtar për rastin e ri me Covid-19 në vend, ndërkohë që deri tani Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 10 raste me koronavirus në Elbasan. /albeu.com/


Shtuar 6.04.2020 20:26