Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në mbikalimin e Sukthit.
Mësohet se për pasojë ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Ndërkohë është rëndur dhe trafiku. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.