Rama krahason gomerët: Ju kë zgjidhni? Të parin apo të dytin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar qytetin e Beratit ku dhe ka inspektuar punimet që po kryen në këtë zonë.  Gjatë inspektimit, Rama u takua me një punëtor ndërtimi, i cili për transport mallrash, përdorte gomarin.

Në këto momente Rama i është drejtuar kamerës dhe ka pyetur se cilën prej kafëshve do zgjidhnin, teksa njëra ishte e ngartuar me material ndërtimi dhe tjetra jo.

Qytetari: Kur je ti mirë dhe populli para bën

Rama: Tani çështja është kjo, ja i pari ja i dyti. (drejtohet nga kafshët që ishin aty, pranë)

Ju kë zgjidhni? E shikoni nga ngjyra? E pyesni me kë je? Jo more, të parin dhe ecni përpara dhe të dytin e lini mbrapa… ai i dyti ishte bosh.

 


Shtuar 2.04.2021 14:30

Tags: