Real Madrid duket se kërkon të përforcojë repartin ofensiv dhe të afrojë pranë Benzema-së një talent spanjoll.
Ferran Torres është emri më i ri i përfolur në shtëpinë e “Los Blancos” dhe ekipi spanjoll është gati të ofrojë një ofertë tunduese për sulmuesin e Manchester City.
Kujtojmë që objektivat primarë të “galaktikëve” janë, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, por klubi nuk ka ndërmend të kapet “gafil” në rast se për një arsye apo për një tjetër asnjë nga këta emra nuk vjen në Madrid. /albeu.com