Deri para këtij studimi, mendohej se nivelet e deteve dhe oqeaneve sot nuk kishin shumë ndryshim nga miliarda vite më parë. Stuimi më i ri shkencor ka vërtetuar të kundërtën.
Tashmë mendohet se planeti Tokë ka pasur një raport më të lartë të ujit. Kishte aq ujë sa oqeanet të kishin dy herë më shumë se sa sot, aq sa të fundosnin të gjithë kontinentet e sotme në një lartësi më të lartë se maja e malit Everest.
Grupe të tjera shkencorë gradualisht po vijnë me prova të reja në favor të një toke që dikur kishte shumë më shumë ujë në madhësi dhe vëllim. Ekzistenca e oqeaneve më të mëdha në vend i ndërlikon skenarët se si filloi dhe evoluoi jeta në planetin tonë./albeu.com/