Në Shqipëri janë 377 të prekur. 21 persona kanë humbur jetën.
Japonia është prag deklarimit të gjendjes së emergjencës që mund të hyjë në veprim të martën. Sipas një ligji të rishikuar në mars për të përballuar koronavirusin, kryeministri mund të deklarojë gjendjen e emergjencës nëse sëmundja përbën “një rrezik të madh” për jetët e njerëzve dhe për ekonominë.
Për herë të parë që në 29 shkurt, Korea e Jugut raporoti më pak se 50 raste të reja. Përgjatë muajit të kaluar, Korea e Jugut ka raportuar rreth 100 raste të reja çdo ditë.
Donald Trump tha se qeveria e Shteteve të Bashkuara ka porositur 29 milionë doza hidroksiklorokinë, një medikament që përdoret për të trajtuar malarian dhe që së shpejti do të testohet për koronavirusin. Mjekimi ka efekte anësore të rënda. Drejt Shteteve të Bashkuara po dërgohen edhe miliona maksa, doreza dhe kostume mbrojtëse.
Kreu i biodiversitetit të Kombeve të Bashkuara kërkoi ndalimin global të tregjeve të kafshëve të egra – si ai në Wuhan, Kinë, ku pikënisi pandemia e koronavirusit – për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, u shtrua në spital pas simptomave të rënduara të Covid-19 dhjetë ditë pas diagnozës. Kur lajmi u bë publik, paundi u zhvlerësua në krahasim me dollarin.
Një tigër në Bronx Zoo në New York City është diagnostikuar me koronavirus, rasti i parë i një kafshe të infektuar në Shtetet e Bashkuara. Besohet se janë prekur edhe gjashtë tigra dhe luanë të tjerë.
Në Itali, Spanjë dhe Francë janë pakësuar të vdekurit. Të dielën, Italia raportoi 525 të vdekur, shifra më e ulët që më 19 mars. Spanja raportoi 674 të vdekur gjatë 24 orëve të kaluara, shifra më e ulët që më 26 mars. Në Francë, 357 njerëz humbën jetën nga Covid-19, në krahasim me 441 të ditës së mëparshme.