Më shumë se shok? Fifi dhe Graniti ndajnë shtratin bashkë dhe shprehen kështu për njëri-tjetrin (FOTO LAJM)

Ndonëse kanë vetëm pak ditë që bashkëjetojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, bashkë me 12 banorë të tjerë, këngëtarja Fifi dhe modeli Granit Cana, janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Ata u bënë “çift” në bluarjen e kafes, për sfidën e javës, që ka bërë që ata të afrohen edhe më shumë, dhe të diskutojnë shumëçka.

Mirëpo, puntatën e mbrëmshme, Fifi ka zbuluar se me të kalon shumë mirë, dhe flet pa problrm.

“Jam ndjerë si me dikë timin, më ka dhënë përshtypje tjetër dhe u kënaqa shumë”, tha ajo, ndërsa modeli, nga ana tjetër tha se po përshtateshin shumë, si të njiheshin prej kohës, ndonëse të dy refuzuan ta konsideronin afrimitetin e tyre si mes një motre e vëllai.

Ndërkohë, edhe banorët e tjerë komentuan marrëdhënien e tyre, duke rënë dakord se nuk shohin asgjë tjetër mes tyre, veçse miqësi.

“Marrëdhënia e tyre më pëlqen, nuk e di nëse e shohin njëri tjetrin si vëlla e motër, nuk dua të bëhem si shkuese… Unë i shoh më shumë se vëlla e motër”, tha këngëtarja Semi Jaupaj, ndërsa aktorja Arjola Demiri tha se “ju hahet muhabeti” meqë janë të dy nga Kosova, por asgjë më tepër se kaq.

Mirëpo, nuk mbeti me kaq: Pavarësisht diskutimeve gjatë puntatës, pas saj, Fifi dhe Graniti u ndanë nga grupi i banorëve të tjerë dhe shkuan në dhomën e gjumit, ku këngëtarja qëndroi te krevati i Granitit duke diskutuar për shumë ngjarje që kanë ndodhur në këto ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke treguar edhe një herë sesa të afërt janë me njëri-tjetrin.

Megjithatë, nuk dimë të themi nëse janë thjesht miq, siç thonë, apo mbase më vonë mes tyre mund të lindë diçka. Ndërkohë, kujtojmë se para se të futej në këtë reality-show, në klipin prezantues Fifi tha se ishte e dashuruar, ndaj ne nuk dimë më ç’të mendojmë…


Shtuar 9.10.2021 11:27