Granit Xhaka i bën të bijë dedikimin më të ëmbël në ditën e lindjes

Dita e sotme është e veçantë në familjen e e futbollistit Granit Xhaka, pasi vajza e tij e madhe Ayana feston ditëlindjen. Ajo mbush plot dy vite, ndërsa nuk ka munguar një dedikim special nga i ati.

Xhaka ka ndarë një foto përkrah të bijës duke i treguar se do të jetë përgjithmonë krah saj.

“Urime ditëlindjen engjëlli im i bukur. Nuk mund të besoj se je bërë dy vjeçe tani. Jam shumë i bekuar që kam vajzën më të mirë së bashku me motrën tënde që një baba mund të kërkojë. Do të jem përkrah teje përgjithmonë, të dua”, kanë qenë fjalët e Xhakës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Graniti është i martuar prej shumë vitesh me Leonita Lekajn, me të cilën ka dy fëmijë.


Shtuar 7.10.2021 18:23