Ligji mbi abortet në Shtetet e Bashkuara vijon ta mbajë të ndarë shoqërinë rreth mendimit mbi këtë çështje.
Një gjyqtar amerikan ka bllokuar përkohësisht ligjin e ri kontrovers në Teksas, që ua ndalon abortin grave.
Gjyqtari, Robert Pitman ka kërkuar nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden për ta penguar zbatimin e ligjit, përderisa është duke u sfiduar ligjshmëria e tij.
Sipas tij, “grave u është ndaluar në mënyrë të paligjshme që të kontrollojnë jetët e tyre”.
Shtëpia e Bardhë e ka konsideruar këtë vendim si të rëndësishëm për kthim të të drejtave kushtetuese të grave./albeu.com