Tre ditë pas rrëzimit të një avionic të vogël privat në zonën e Kelmendit, Policia nuk ka asnjë emër konkret për sa i përket shoferit e pasagjerit që ndodheshin brenda tij.
Sipas disa informacioneve konfidenciale, autorët që ishin në avion, edhe pse nuk iu gjet lëndë narkotike me vete, dyshohet se nxorrën nga avionic dhe i çuan në makinën me të cilën u larguan disa sende ende të paidentifikuara.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, shkaku kryesor i rrëzimit të avionit në zonën e Kelmendit dyshohet se ka qenë mbipesha. Ndërsa hetuesit kanë marrë në pyetje dëshmitaret okularë, ku kanë deklaruar përpara tyre se nuk kanë parë me çfarë ka qenë i mbushur avioni pasi piloti dhe pasagjeri nuk i kanë lejuar të ofrohen, duke i kërcënuar që të mos afroheshin, raporton Fax Web.
Vonesa e policisë për të shkuar në vendin e ngjarjes ka ndihmuar edhe pjestarët e bordit që të largoheshin nga aty duke mos lënë pas asnjë gjurmë. Ndërkohë dyshohet se duke përfituar edhe nga afërsia me kufirin e Malit të Zi, dyshohet se ato janë larguar drejt shtetit fqinj ilegalisht.
Për këtë shkak autoritetet kanë dërguar në Mal të Zi, shenjat e gishtërinjve të pilotit dhe pasagjerit me qëllim identifikimin e tyre. Ndërkohë, referuar edhe dëshmive të banorëve automjeti që ka larguar pjestarët e bordit janë larguar nga një automjet pa targa./albeu.com