Shkoi në gjendje kome në spital, gruaja dërgohet me helikopter në Tiranë

Një 58 vjecare është dërguar me urgjencë drejt Tiranës.

Gruaja ka shkuar në gjendje kome në spitalin e Sarandës por për ndihmë më të specializuar është drejtuar drejt kryeqytetit me helikopter.

Mësohet se ajo është shtetasja Nexhmije Hasani, 58 vjec banore e fshatit Ninat, bashkia Konispol.

Sipas bluzave të bardha mësohet se 58 vjecarja kishte konsumuar një sasi medikamentesh, që i ka konsumuar në gjendje të rënduar, pasi vuante nga depresioni.

Pas ndihmës së parë që iu dha në Sarandë, ajo është transportuar me helikopter drejt Tiranës.


Shtuar 10.01.2020 10:42