Mario Balotelli shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Mario Baloteli ka rilindur sërish që pas transferimit në Turqi te skuadra e Adana Demirsporit.

Sulmuesi 31-vjeçar po kalon një formë mjaft të mirë duke u shndërruar në një përbindësh teksa ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës plot 4 herë në katër ndeshjet e fundit.

Baloteli u bë protagonist pasditen e sotme duke shënuar në fitoren 1-2 të skuadrës së tij ndaj rivalëve të Antaliasporit. Sulmuesi italian përfitoi nga një përgjumje e mbrojtësit kundërshtar në minutën e 42-të të takimit duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Një rilindje kjo për 31-vjeçarin që po kalon një formë mjaft të mirë, atëherë kur të gjithë u habitën me vendimin e tij për tu transferuar në Turqi.


Shtuar 1.10.2021 23:57