Kthjellime dhe freskët, si do të jetë moti sot

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga mot i kthjellët dhe i freskët, ku edhe temperaturat do të pësojnë rënie.

Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore nga veri-verilindja e kontinentit do të diktojë mot të kthjellët dhe të freskët në vendin tonë.

Here pas here do të shfaqen vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin, por me të theksuara vranësirat paraqiten në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të pësojnë rritje të lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C./albeu.com


Shtuar 2.10.2021 07:59