LISTA/ Ndeshja në Ligën e Kombeve, Deschamps lë sërish jashtë Giroud (FOTO LAJM)

Trajneri i Kombëtares Franceze, Didier Dechamps ka publikuar listën e 23 lojtarëve për ndeshjet e “Ligës së Kombeve”.

Franca do të përballet me Belgjikën në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, të cilët “trekolorët” e luajnë më 7 tetor, ndërsa fituesi i këtij takimi do të luajë në finale me fituesin e duelit tjetër Spanjë – Itali.

Surprizë e Dechamps mund të konsiderohet mos-ftesa e sulmuesit Olivier Giroud, i cili tashmë nuk ftohet për herë të dytë me radhë pasi mungoi edhe në ndeshjet paraprake të muajit të kaluar.

Giroud kishte probleme me disa lëndimeve por ai tashmë është kthyer në stërvitje dhe ishte i gatshëm për selektim, por vendimi i Dechamps ka qenë që ai të mos ftohet, ndoshta për faktin se francezi ka Benzeman tani të preferuarin e tij.

Giroud përndryshe është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Kombëtares së Francës, me 46 gola të realizuara, duke u gjendur vetëm prapa Thierry Henrys i cili e mban rekordin me 51 të shënuara.

Në listë mungon gjithashtu edhe mesfushori N’Golo Kante i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19, gjersa në vend të tij është ftuar mesfushori i huazuar i Arsenalit tek Marseille, Matteo Guendouzi.

Më poshtë gjeni listën e plotë të kombëtares së Francës


Shtuar 30.09.2021 15:33