Quajeni Mister Champions, Cristiano Ronaldo thyen një tjetër rekord

Nuk ka limite për Cristiano Ronaldon. Portugezi zbriti në fushë në ndeshjen ndaj Villarreal, të dytën në Champions League me fanellën e Man. United dhe sapo arbitri i ra bilbilit për startin e sfidës, menjëherë Ronaldo vendos një rekord të ri.

36-vjeçari luajti sonte ndeshjen e 178-të në Champions League, një numër i jashtëzakonshëm vetëm po ta mendosh dhe është i vetmi lojtar që ka arritur diçka të tillë.

Pikërisht sonte, Ronaldo theu rekordin që mbahej nga Casillas me 177 ndeshje në këtë kompeticion gjigand dhe po ta përkthesh në shifra, ai ka munguar vetëm 4 ndeshje të Championsit me klubet e tij duke nisur nga raundi i 1/8 që nga sezoni 2013-2014.

178 Cristiano Ronaldo (2003–)

177 Iker Casillas (1999–2019)

151 Xavi Hernández (1998–2015)

151 Lionel Messi (2004–)

142 Raúl González (1995–2011)

141 Ryan Giggs (1993–2014)

Ndërkohë që po Cristiano Ronaldo mban edhe rekordin e numrit më të madh të golave të shënuar në kompeticion, plot 135 duke lënë pas Messin me 121.

Duke parë numra të tillë, shumëkush do të mendoj se është plotësisht e pamundur që të paktën këto vite të dale një lojtar tjetër dhe të arrijë rekordet e këtij njeriu.


Shtuar 29.09.2021 22:00