Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.425 testime kurse janë regjistruar 454 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 209, Kumanovë – 45, Shtip – 22, Kavadar – 17, Prilep – 16, Veles – 15, Manastir – 13, Kriva Pallankë – 12, Ohër dhe Strumicë nga 11, Kërçovë – 10, Koçanë, Sveti Nikollë dhe Kratovë nga 9, Tetovë dhe Gjevgjeli nga 7, Resnjë – 5, Vinicë dhe Vallandovë nga 4, Negotinë, Radovish dhe Makedonska Kamenicë nga 3, Gostivar, Strugë, Dibër dhe Demir KHisar nga 2, Berovë dhe Krushevë nga 1 rast.

Regjistrohen 308 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 9 pacientë.

5 nga Shkupi (84, 79, 66, 62 dhe 57 vjeç), 2 nga Kumanova (63 dhe 30 vjeç) dhe nga një pacient nga Gostivari (64) dhe Kavadari (80).

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga sistemi “Termini Im”, janë paraqitur edhe 7 viktima, me datë të vdekjes nga 03 Shtator deri më 27 Shtator. Viktimat, nga dy janë nga Shkupi dhe Strumica dhe nga një nga Kumanova, Kërçova dhe Kavadari, të moshës 56 – 81 vjeç

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.286.091 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 190.915, numri i të shëruarve është 172.179, kurse i viktimave – 6.646. Numri i rasteve aktive është 12.090.

Sipas analizave epidemiologjike, Shkupi me 5.588, Kumanova me 979, Tetova me 915, Ohri me 533, Gostivari me 476, Kërcova me 416, Struga me 367 dhe Prilepi me 303 u prijnë qyteteve me më shumë raste aktive në nivel vendi.


Shtuar 29.09.2021 20:26