Menjëherë pas fitores së Italisë në Kampionatin Europian lindi ideja për një duel mes dy kombëtareve që fituan dy kupat kontinentale, Europianin dhe Copa American.
Sipas marrëveshjes së arritur, dhe me pëlqimin nga FIFA, në Qershorin e 2022, këto dy skuadra do të përballen mes tyre por ende nuk është përcaktuar data.
“Organizimi i kësaj ndeshje është pjesë e zgjerimit të bashkëpunimit mes CONMEBOL dhe UEFA, që përfshin në veçanti kategoritë e futbollit për femra, futsal dhe të rinj, shkëmbimin e gjyqtarëve dhe programet e trajnimit teknik. Marrëveshja e arritur nga të dy organizatat aktualisht mbulon tre edicione midis fituesve kontinentalë, dhe gjithashtu parashikon hapjen e një zyre të përbashkët në Londër, e cila do të ketë detyrën e koordinimit të projekteve me interes të përbashkët’’, thuhet në komunikatën zyrtare.