Mbrojtësi i Interit Stefan de Vrij është shëruar nga COVID, sipas raporteve në Itali.
Mbrojtësi holandez kishte rezulutar pozitiv për COVID-19 më 18 mars dhe tani është shëruar.
Sipas Calciomercato.com dhe FcInternews.it, lojtari është testuar negativ në testimin e fundit. Prandaj Antonio Conte shpreson se ai mund të kualifikohet për të luajtur kundër Bolonga të shtunën.
De Vrij tani do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të reja mjekësore para se të kthehet në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.
Samir Handanovid dhe Matias Vecino ishin shëruar nga COVID në fillim të kësaj jave dhe Danilo D’Ambrosio mbetet i vetmi lojtar i Interit ende pozitiv./