Vuçiç sëmurë, Brnabiç: Nuk fle natën, po përjeton stres të madh

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka folur për gjendjen shëndetësore të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Ajo është shprehur se Presidenti ka grip, duke shtuar se situata e shëndetit i është përkeqësuar edhe për faktin se nuk fle natën për shkak të stresit që përjeton.

“Ai nuk pushon, mund ta them këtë. Do të doja që ai të pushonte pak më shumë. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë dhe Metohi, nuk mendoj se ai me të vërtetë flinte natën. Ai gjithashtu mori një grip mbi të gjitha. Sistemi i tij imunitar u dobësua, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres,” tha Brnabiç./albeu.com


Shtuar 29.09.2021 11:26