Një grua 50-vjeçare humbi jetën në ishullin grek të Alonisos, pasi u përplas nga kamioni që drejtonte bashkëshorti i saj 59-vjeçar.
Ngjarja ndodhi mesditën e së dielës, më 15 nëntor, kur çifti kishte dalë për të mbledhur dru. Nga të dhënat paraprake, gruaja përfundoi nën rrotat e mjetit në rrethana ende të paqarta dhe ndërroi jetë në vend.
Të lidhura
None found
Autoritetet greke kanë arrestuar bashkëshortin, ndërsa policia po heton se si ndodhi tragjedia. Trupi i 50-vjeçares pritet të dërgohet fillimisht në Volos e më pas në Larisa, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të vdekjes.





