Policia në Tiranë ka goditur një tjetër rast i shfrytëzimit për prostitucion dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion, dhe si rezultat u vu në pranga shtetasi: Aleksandros (Zef) Topjanasi, 61 vjeç, i cili u kap në flagrancë, pasi kishte çuar një shtetase në një hotel të kryeqytetit, për të ushtruar prostitucion.
Gjithashtu, është arrestuar dhe shtetasi Aleksandros (Zef) Topjanasi, i cili përdorte lokalin në pronësi të tij si pikë takimi për të ndërmjetësuar mes personave të ndryshëm për aktivitetin e prostitucionit, ku merrte një pjesë të fitimit nga femrat që e ushtronin këtë veprimtari dhe nga klientët e angazhuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Në vijim të operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prostitucioni”, shtetasi Qazim Alvora, 66 vjeç (klient) dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, shtetasi Gjon Pjetra, 61 vjeç.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallëzimi i krimit”./albeu.com