Pasi u lirua nga burgu, Fjolla Morina i jep fund martesës me Fisnik Sylën? (FOTO LAJM)

Fjolla Morinës i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditë nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Kjo masë ishte llogaritur prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021 në Prishtinë.

Por në mes të shtatorit, avokati i këngëtares, Fanol Krasniqi dekalroi për mediat se Fjolla është liruar nga burgu.

“Gjykata me datën 15 shtator 2021 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtes ia ka ndërpre menjëherë paraburgimin”, tha Krasniqi për Gazetën Express.

Sot Albeu.com vuri re se Fjolla Morina është zhdukur nga rrjetet sociale dhe ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram, ndërkohë që Fisniku ka fshirë çdo postim dhe madje nuk e ndjek më as vajzën e madhe të Fjollës, Ledianën me të cilën ka treguar gjithmonë se kishin marrëdhënie shumë të mirë.

Asgjë nuk është e sigurt, por këto detaje në Instagram kanë rezultuar përgjithësisht të sakta.

Kujtojmë se Fjolla Morina dhe biznesmeni Fisnik Syla i dhanë fund beqarisë dhe kurorzëzuan dashurinë e tyre në martesë në ishujt Maldive me një ceremoni private dhe përrallorë. E gjithë kjo ceremoni ndodhi gjatë arratisjes së Fjolla Morinës pas dënimit të saj me arrest shtëpie./albeu.com/


Shtuar 27.09.2021 08:58