Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një vajzë

Mesditën e kësaj të shtune mësohet se është plagosur me armë zjarri një vajzë në Vlorë, në zonën Poliklinikës.

E plagosura është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar autoruin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.09.201, rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fasil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Grupi hetimor ngodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 


Shtuar 25.09.2021 12:24

Tags: