Është rrëzuar sërish kërkesa për liri e Selim Selim Çekajt, i arrestuar për trafikimin e 49 kg kokainë. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ishte SPAK ajo që kërkoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për babain e Arbër Çekajt mirëpo 72-vjeçari duhet të qëndrojë sërish në qeli.
Çekaj u arrestua pasi iu zbuluan 49 kilogramë kokainë në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të kompanisë së krijuar prej tij.
Ai kishte hapur një kompani të re për importin e bananeve nga Ekuadori rreth një muaj pasi ishte arrestuar i biri, Arbër Çekaj. Ky i fundit u arrestua më herët po për të njëjtën vepër. /albeu.com/